Breaking News

Amerika demonstron superbombën

Ushtria amerikane ka hedhur mbi Afghanistan bombën më të madhe në historinë e saj.

Lajmi njoftohet nga 4 zyrtarë ushtarakë me njohuri mbi këtë mision, ndërsa mësohet se bomba jobërthamore ka rënë në provincën Nangarhar të Afganistanit. Bomba e llojit “GBU-43/B”, e mbiquajtur edhe si “nëna e të gjitha bombave” është hedhur rreth orës 19 të pasdites së të enjtes, sipas burimeve të CNN-it, ndërsa rrezja e prekur prej saj është prej 300 metrash. Kjo është edhe hera e parë që përdoret një bombë e tillë në një fushëbetejë, sipas zyrtarëve amerikanë. Burime ushtarake thonë se në shënjestër të saj kanë qenë tunelet e ISIS-it dhe personeli në rajonin Achin të provincës Nangarhar. Aktualisht, ushtria po vlerëson dëmet e shkaktuara prej saj. Një armë e tillë është zhvilluar gjatë luftës së Irakut, por deri më tani nuk ishte përdorur kurrë në ndonjë fushëbetejë.

Advertisements