Breaking News

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë sot viziton Kosovën

Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, sot do të zhvillojë vizitë zyrtarë në Kosovë.

Ministri Gabriel gjatë qëndrimit në Prishtinë, do të takojë ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, si dhe kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, me të cilin do të ketë konferencë për media. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën për t’u informuar me gjendjen në këto vende dhe do të përcjellë  edhe mesazhe të rëndësishme. “Ne duam që të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenies”, theksoi Gabriel para vizitës. “Bashkëbiseduesit e mi do t’i sigurojë se rruga e anëtarësimit në BE mbetet e hapur, nëse bëjnë përparime dhe vazhdojnë të realizojnë reformat, në vend të tendosjeve dhe përçarjeve”-shtoi Gabriel.

 

Advertisements