Breaking News

Zbulimet rreth komplotit të Perëndimit kundër presidentit sirian

Po vazhdojnë edhe më tej reagimet e opinionit publik dhe personaliteteve ndërkombëtare në atmosferën e re të krijuar nga Perëndimi posaçërisht nga Amerika kundër presidentit të Sirisë Bashar Asad dhe në këtë kuadër, këshilltari i përfaqësuesit special të OKB për Sirinë ka njoftuar se perëndimi e di mirë se pa Bashar Asadin nuk është e mundur zgjidhja e krizës në Siri.

Vitali Numkin, këshilltar i Stefan De Mistura, i dërguar special i OKB për Sirisë, ka thënë se perëndimi është kundër mbijetesës së Bashar Asad si president i Sirisë, por megjithatë e di mirë se në rast të rrëzimit të Asad nuk do të jetë i mundur vazhdimi i procesit të paqes në Siri. Ai në një intervistë me kanalin televiziv Russia 24 ka thënë se Rex Tillerson, sekretar i DASH po ashtu ka deklaruar se Asad duhet  të jetë pjesë e negociatave. Amerikanët nuk janë kundër kësaj çështjeje. Ata kundërshtojnë veprimet e Asad, por nuk kanë ndonjë alternativë tjetër që do ta zëvendësonte Asadin në procesin e paqes. Përfaqësuesja e Amerikës në OKB pas dështimit të politikës amerikane në gjashtë vitet e fundit dhe pas disfatave të njëpasnjëshme të grupeve terroriste përball qeverisë së presidentit sirian, ka deklaruar se prioritet i Amerikës në Siri nuk është më rrëzimi i Bashar Asad. Nikki Haley të enjten pretendoi se prioritet i Amerikës është ndjekja e procesit për krijimin e ndryshimeve të vërteta në favor të popullit të Sirisë. Ndërkohë Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, gjithashtu të enjten në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, ka deklaruar: “Të ardhmen e Bashar Asad do ta caktojë populli i Sirisë”. Ditë më parë, Presidenti i Sirisë ka zhvilluar një takim me Khavier Kuzo, zv/kryetarin e marrëdhënieve me jashtë të Parlamentit të Evropës. Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në këtë takim ka theksuar se propaganda e pavërtetë e shumicës së mediave perëndimore gjatë kësaj krize është bërë shkak që funksionarët parlamentarë të Evropës të zhvillojnë vizita në Siri dhe vetë ata të transmetojnë realitetin në këtë vend për opinionin publik. Ai shtoi se politikat e gabuara të qeveritarëve perëndimor ndaj Sirisë dhe ndaj rajonit të Lindjes së Mesme në kuadër të mbështetjes ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit, si dhe vendosja e sanksioneve ekonomike mbi popujt e rajonit, ka shkaktuar rritjen dhe zgjerimin e terrorizmit dhe shtimin e numrit të emigrantëve drejt vendeve evropiane. Anëtarët e delegacionit të Parlamentit të Evropës në këtë takim deklaruan se do të bëjnë përpjekje për përmirësimin e pikëpamjes së gabuar të politikanëve dhe qytetarëve evropianë në lidhje me atë çfarë po ndodhë në Siri. Anëtarët e këtij delegacionit të Parlamentit të Evropës theksuan se realizimi i këtij qëllimi do të ndihmojë në kthimin e qetësisë, sigurisë dhe stabilitetit në Siri. Delegacioni i Parlamentit Evropian gjatë kësaj vizite është takuar edhe me Valid Moalem, ministrin e punëve të jashtme të Sirisë, ku kanë theksuar zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.

Advertisements