Breaking News

Trump: Nuk hy në luftën e Sirisë!

Donald Trump, presidenti i Amerikës, katër ditë pas sulmit raketor të këtij vendi në një bazë ajrore të Sirisë në provincën Homs, ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes në luftë me këtë vend.

Presidenti i Amerikës të martën në një intervistë televiziv me kanalin Fox News, duke u përgjigjur rreth spekulimeve për një luftë të mundshme të Amerikës me Sirinë pas përdorimit të armëve kimike në Khan Shejkhun, deklaroi: “Amerika nuk hyn në një luftë të drejtpërdrejtë me Sirinë”. Amerika duke akuzuar qeverinë e Sirisë për përdorimin e armëve kimike në rajonin Khan Shejkhun në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, të premten në mëngjes ka sulmuar me raketa bazën ajrore të ushtrisë siriane Al-Shayrat në provincën Homs. Ky sulm u bë shkak për krijimin e spekulimeve të ndryshme në lidhje me fillimin e një lufte të mundshme të Amerikës me Sirinë me qëllim të ndryshimit të sistemit shtetëror në këtë vend duke përdorur opsionin ushtarak. Para kësaj Trump shumë kishte deklaruar se prioritet i Shtëpisë së Bardhë nuk është rrëzimi i Bashar Asad, presidenti të Sirisë. Presidenti amerikan në vazhdim të intervistës me Fox News duke arsyetuar sulmet raketore të Amerikës në Siri, akuzoi përsëri qeverinë e Damaskut për përdorimin e armëve kimike në Khan Shejkhun dhe deklaroi: “Sulmi raketor ishte përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike në Khan Shejkhun”. Ky pretendim i qeverisë së Amerikës bëhet në kohën kur akoma nuk është kryer kurrfarë hetimi ndërkombëtar në lidhje faktin se cila palë ka përdorur armë kimike në këtë rajon.

Advertisements