Breaking News

Ruhani: Politikat e Amerikës, rezultate me pasoja shkatërruese për rajonin dhe botën

Presidenti i RII në përgjigje të sulmeve raketore të Amerikës në Siri, i ka bërë thirrje botës për të kundërshtuar këto veprime dhe ka thënë se politikat e Amerikës deri më tani kanë pasur rezultate shkatërruese për rajonin dhe botën.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Hasan Ruhani, president i RII në një mesazh në tuiter, në përgjigje të sulmeve reaktore të Amerikës në Siri ka thënë se këto sulme do të forcojnë edhe më shumë ekstremizmin dhe terrorin në rajon. Ruhani në këtë mesazh, i ka dënuar paligjshmërinë dhe veprimet që nuk bazohen në drejtësi. Presidenti i RII në këtë mesazh duke iu referuar incidentit të sulmit kimik në Khan Shejkhun, ka thënë se çdo veprim i tillë është i dënueshëm dhe se populli sirian ashtu sikurse populli iranian kanë qenë viktimë të këtyre armëve kimike. Amerika të premten në mëngjes ka sulmuar një bazë ajrore të ushtrisë siriane.

 

Advertisements