Breaking News

Përfaqësuesja e Kongresit të Amerikës: Kam dyshim që Asat të ketë kryer sulme kimike

Përfaqësuesja e Kongresit të Amerikës në një intervistë me kanalin televiziv CNN, ka deklaruar se ekziston dyshim i madh që qeveria e Bashar Asad të ketë kryer sulme me armë kimike.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Tulsi Gabbard, përfaqësuese demokrate dhe anëtare e komitetit për forcave të armatosura në Kongresin e Amerikës, në këtë intervistë me CNN deklaroi: “Unë kujtoi atë që ka ndodhur më parë. Ne sulmuam ushtarakisht Irakun dhe okupuam atë. Në atë kohë njerëzit si Kolin Pavel dhe shumë funksionarë të qeverisë së Amerikës erdhën në Kongres dhe në OKB dhe pretenduan se ekzistojnë dëshmi të cilat vërtetojnë se Sadam Husejn posedon armë të shkatërrimit në masë”. Kjo përfaqësues e Kongresit të Amerikës shton: “Ne më pas në bazë të këtyre informacioneve që më pas u vërtetuan se ishin të gabuara, filluam një luftë plotësisht destruktive dhe shkatërruese. Në Kongresin e Amerikës ishin edhe funksionarë të cilët vendosën në pikëpyetje informacionet e paraqitur dhe votuan kundër luftës së Amerikës në Irak, sepse ata nuk ishin bindur me informacionet të cilat ofroi qeveria e Amerikës për të filluar luftën në Irak”. Tulsi Gabbard më pas në lidhje me pretendimet për rolin e qeverisë së Bashar Asad në sulmet kimike në Siri, deklaroi: “Po, unë kanë shumë dyshim në lidhje me këtë se qeveria e Sirisë qëndron pas sulmeve me armë kimike. Në radhë të parë jo vetëm që duhet marrë parasysh shpenzimet e kësaj lufte kundër Sirisë për popullin sirian dhe për popujt e Lindjes së Mesme, prandaj është shumë e pabesueshme që qeveria siriane të ketë kryer sulme me armë kimike. Përveç kësaj duhet të merren parasysh edhe shpenzimet e kësaj lufte për vet Amerikën. Në këto rrethana ne duhet të marrim parasysh faktin se Amerika nuk ka buxhet për ndërtimin e rrugës në Havai dhe për ndërtimin e infrastrukturës së duhur në disa rajone të tjera të Amerikës”, – shtoi ndër të tjera Tulsi Gabbard.

 

Advertisements