Breaking News

Irani dënon sulmin raketor të SHBA në Siri

Irani ka dënuar ashpër sulmin raketor të SHBA në bazën ajrore të ushtrisë siriane pranë qytetit Homs.

Në një deklaratë të premten, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Behram Kasemi tha se Teherani dënon fuqishëm çdo veprim të njëanshëm ushtarak dhe çdo sulm raketor kundër bazës ajrore Shajrat në Siri nga luftanijet amerikane”. Disa  raketa të tipit Tomahovk janë hedhur nga luftanijet amerikane të vendosura në Mesdhe në drejtim të qytetit Homs më parë gjatë ditës dhe ky sulm nga Siria është konsideruar si një ‘akt agresioni’. Uashingtoni ka urdhëruar këtë sulm duke e akuzuar Sirinë për kryerjen e “një sulm kimik” në qytetin Khan Shejkhun të martën në Idlib.  z. Kasemi tha: “Republika Islamike e Iranit, si viktima më e madhe e armëve kimike në historinë moderne, dënon çdo aplikim të armëve të tilla, pavarësisht nga kryesit dhe viktimat”. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII tha më tej se përdorimi i një sulmi të dyshuar kimik si “një pretekst për një veprim të njëanshëm” është “i rrezikshëm, shkatërrues dhe shkelje e parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

 

Advertisements