Breaking News

Kushti i zgjidhjes së krizës siriane, ndalja e ndihmave për terroristët

Ambasadori iranian në Londër duke kritikuar strategjinë e perëndimit në përkrahjen e grupeve terroriste për të rrëzuar qeverinë e Sirisë, deklaroi se kjo përkrahje ka pasur si rezultat vetëm masakrat dhe shkatërrimin e Sirisë, prandaj duhet të ndalet sa më shpejtë.

Z. Hamid Baidinezhad duke folur në konferencën me temë “Siria pas gjashtë viteve” që u organizua në Londër, shtoi: “Zgjidhja e krizës në Siri ka nevojë për një njohje të detajuar të situatës në rajon dhe Irani gjithmonë ka theksuar se kriza siriane nuk ka zgjidhje ushtarake”. Më tej ambasadori i Iranit në Britani deklaroi se Irani është në pararojë të luftës kundër ISIS në Irak dhe Siri, por për fat të keq neglizhenca e perëndimit, e KS të OKB dhe përkrahja financiare nga disa vende të Lindjes së Mesme, e kthyen ISIS-in në kërcënimin më të madh terrorist për rajonin dhe për botën.

Advertisements