Breaking News

Kryeministrja britanike merr medalje për vrasjen e cilëve jemenas!

Mbreti i Arabisë Saudite u takua të mërkurën në Riad me kryeministren britanike Theresa May e cila është nga përkrahësit kryesor të agresionit të regjimit Al Saud kundër Jemenit dhe i dha asaj medaljen e nderit.

Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, mbreti Selman dhe Theresa May diskutuan mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit mes të dy vendeve, sidomos në sektorin ushtarak. Pasi vizitoi të martën Jordaninë, kryeministrja britanike mbërriti të mërkurën në Arabinë Saudite ku është takuar edhe me princin trashëgimtar Muhamed bin Najef. Vizita e Theresa May në Riad bëhet në një kohë kur qeveria britanike është një nga furnizueset kryesore me armatime e Arabisë Saudite duke e bërë Britaninë partnere në krimet e luftës kundër popullit jemenas. Vetëm gjatë vitit 2015, Britania i ka shitur Arabisë Saudite armatime me vlerë mbi 3 miliardë paund.

Advertisements