Breaking News

Londra injoron kritikat, vazhdon bashkëpunimin ushtarak me Arabinë Saudite

Kryeministrja britanike Theresa May u takua të martën në mbrëmje në Riad me princin trashëgimtar saudit Muhamed bin Najef me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mbi zhvillimet më të fundit në rajon.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, kryeministrja britanike do të takohet edhe me mbretin Selman të Arabisë Saudite si dhe me zv/princin trashëgimtar Muhamed bin Selman. Bashkëpunimi ushtarak mes Britanisë dhe Arabisë Saudite ka shkaktuar kritika dhe protesta të shumta në qarqet politike, mediatike dhe në opinionin publik ndërkombëtar, për shkak se armët që Britania i shet Arabisë Saudite  janë përdorur gjerësisht në kryerjen e masakrave kundër popullit jemenas.

Advertisements