Breaking News

OKB e shqetësuar mbi gjendjen e refugjatëve sirianë

Përfaqësuesja e OKB për refugjatët në Liban shprehu shqetësim mbi gjendjen e rëndë të refugjatëve sirianë në këtë vend edhe kërkoi ndihma emergjente ndërkombëtare.

Mireille Girard, përfaqësuesja e OKB për refugjatët në Liban, deklaroi: “Refugjatët sirianë pasi kanë kaluar disa vite nëpër kampe në vende të ndryshme si Libani, tashmë përballen me probleme të shumta sociale e psikologjike, prandaj nevojitet ndihma urgjente e të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare”. Ajo shtoi se refugjatët sirianë në vendet e ndryshme po përballen me probleme të shumta për plotësimin e nevojave të tyre më elementare, ndërsa pesimizmi dhe depresioni është kthyer në diçka normale te këta refugjatë.

Advertisements