Breaking News

Amerika ndërpret ndihmën financiare ndaj fondit të OKB për popullsi

Qeveria amerikane ka ndërprerë ndihmën financiare për fondin e OKB për popullsi.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit të hënën ka bërë të ditur se në kuadër të politikave të administratës së presidentit Donald Trump për reduktimin e kontributit të Amerikës për organizmat e OKB, Uashingtoni ka ndërprerë ndihmën financiare për fondin e OKB për popullsi (UNFPA). Sipas DASH, ky veprim erdhi pas vendimit të qeverisë amerikane për të shkurtuar buxhetin e këtij departamenti.

Advertisements