Breaking News

Dhëndëri i Trump dhe shefi i shtabit të ushtrisë amerikane vizitojnë Irakun

Një funksionar i lartë amerikan bëri të ditur se dhëndri i Donald Trump që shërben edhe si këshilltar i tij, së bashku me shefin e shtabit të ushtrisë amerikane do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Irak.

Siç njofton Sky News, ky funksionar që preferoi të mbetet anonim ka thënë se qëllimi i Xhared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i Donald Trump, gjatë vizitës në Irak është të shprehë përkrahjen e qeverisë amerikane për qeverinë e Bagdadit. Gjatë kësaj vizite Kushner shoqërohet nga Xhozef Danford, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane.

 

Advertisements