Breaking News

Raxhavi: Kemi vrarë presidentin dhe kryeministrin e Iranit

Një film nga takimet sekrete të përfaqësuesve të Organizatës Muxhahedine Khalk me funksionarët e inteligjencës së Irakut është publikuar pak kohë pas rrëzimit të regjimit të ish-diktatorit irakian Sadam Husejn. Masud Raxhavi në një prej takimeve të tij me gjeneralin Habush, ish-shefin e inteligjencës së Irakut, që u zhvilluar në vitin 1991, ka pohuar vrasjen e Raxhai dhe Bahonar, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Iranit.

Raxhavi: “Ashtu siç e dini, unë në vitet 1981 deri 1986, kamë qëndruar në Paris, në ato vite neve nuk na quanin terrorist, edhe pse Shtëpia e Bardhë dhe Pallati Elize i Francës e dinin plotësisht se çfarë jemi. Kemi patur lidhje edhe me pallatin Elize. Ata e dinin se kush e ka kryer shpërthimin në selinë e Partisë Republika Islamike dhe kush dhe për çfarë arsye ka kryer atentatet kundër presidentit të shtetit dhe kundër kryeministrit, ata e dinin dhe bile e dinin shumë mirë, mirëpo ata nuk na ngjiten neve epitetin terrorist”.

Gjeneral Habush: “Duke marrë parasysh armikun e përbashkët, në një të ardhme të afërt juve do t’u japim misione të reja. Që nga tani ne punojmë si një ekip, do të thotë do të kërkojmë nga ju që të kryeni disa veprime, pasi kemi armik të përbashkët”.

Raxhavi: “Më duhet të them se pas operacionit për vrasjen e Sajad Shirazi dhe kthimit nga ky ai operacion, vëllezërit e inteligjencës neve na kanë ofruar të kryejmë disa operacione të tjera dhe ne kemi pranuar dhe të gjitha ato i kemi kryer në Kermanshah dhe Dezful. Për shembull ne kryejmë 10 operacione për të pretenduar se përballja jonë e drejtpërdrejtë është me klerikët, në mënyrë që të kemi legjitimitet brenda në Iran dhe në nivelin ndërkombëtar, ndërsa përkrahë këtyre operacioneve realizojmë edhe qëllimet që dëshironi ju, do të thotë objektivat që ndiqni ju”.

Advertisements