Breaking News

Avionët amerikano-sauditë vazhdojnë bombardimin e Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone në provincat Sa’de dhe Haxhe në veri dhe në veriperëndim të Sanas, kryeqytetit të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se avionët luftarakë sauditë-amerikanë të dielën tre herë kanë bombarduar rajonin Berkan në qytetin Razeh të provincës Sa’de në Jemen. Edhe “trekëndëshi Ahum” në qytetin Harad të provincës Haxhe në Jemen është bombarduar nga avionët luftarakë sauditë. Ndërkohë Hesham Sharaf, ministri i jashtëm i qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit, ditën e shtunë ka dërguar dy letra të ndara për presidentin e radhës së BE Xhorxh Vila dhe për shefen e politikës së jashtme të BE Federika Mogherini ku dënoi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës të kryera nga regjimi Al Saud kundër popullit jemenas. Ky funksionar jemenas theksoi nevojën e krijimit të një komiteti të pavarur ndërkombëtar për të hetuar mbi krimet e regjimit Al Saud, miratimin e një rezolute nga KS e OKB për ndaljen e agresionit ushtarak dhe për vendosjen e paqes, heqjen e bllokadës dhe fillimin e bisedimeve për zgjidhjen paqësore të krizës në Jemen.

Advertisements