Breaking News

Ruhani: Turizmi hallall në Iran mund të kthehet në një brand ndërkombëtar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke e cilësuar domosdoshmëri krijimin e kushteve optimale turistike dhe argëtuese në zonat e lira, shtoi se turizmi hallall në Iran mund të kthehet në një brand ndërkombëtar.

Hasan Ruhani, President i Republikës Islamike të Iranit, në vazhdim të vizitës së tij në provincën veriore Gilan, u takua me industrialistë dhe aktivistë tregtarë të zonës së lirë tregtare dhe industriale Anzali. Ai në këtë takim theksoi se zonat e lira tregtare dhe industriale duke të kenë prioritet prodhimin dhe punësimin duke respektuar standardet më të larta ekonomike. “Misioni i zonave të lira tregtare është zhvillimi i diplomacisë ekonomike, politike dhe tregtare me vendet fqinje si dhe krijimi i kushteve optimale për turistët e huaj për ta prezantuar sa më mirë Iranin dhe popullin madhështor iranian”-deklaroi presidenti Ruhani. Presidenti i RII, gjatë vizitës njëditore në provincën Gilan, përuroi 17 projekte të rëndësishme ekonomike, industriale, bujqësore, portuale dhe shëndetësore.

Advertisements