Breaking News

Arrestohen tre kosovarë që tentonin të kryejnë sulm terrorist në Venice

Policia italiane ka arrestuar tre shtetas kosovarë me akuzë se tentonin të kryejnë sulm terrorist në qytetin Venice.

Sipas përgjimeve të kryera nga policia italiane anëtarët e  celulës terroriste kosovare të arrestuar dje në qytetin e Venecias, mësohet se ata po organizonin të kryenin një atentat terrorist në një nga vendet më simbolike të qytetit, në urën  Rialto. Policia italiane ka përgjuar bisedat e këtij grupi ku anëtarët e tij pohonin: “Do të fitojmë parajsën nëse hedhim në erë urën Rialto, qindra të vdekur do shkaktojmë”. Gjithashtu ata shpreheshin të entuziazmuar pas sulmit terrorist pak ditë më parë në Parlamentin e Londrës. Ata krahasoheshin  me atentatorin e Londrës dhe deklaronin: “Mezi po pres t’i betohem All-llahut, ishallah më lejojnë të bëj betimin jam gati të vdes”. Të arrestuarit janë të gjithë nën moshën 30 vjeçare ndërsa më i vogli është minoren. Dy prej kosovarëve të arrestuar punonin si kamerie në një lokal në qendër të Venecias. Të arrestuarit janë: Fisnik Bekaj 24 vjeç rezident në rrugën Fratelli Bandiera te komunës së Margheras, Dale Haziraj 25 vjeç rezident në lagjen Castello në Venezia, Arjan Babaj, 27 vjeç rezident në lagjen San Marco të Venecias. Vlen të theksohet se ura Rialot është një nga 4 urat më antike e më të famshme që kapërcejnë Kanalin e Madh në qytetin e Venecias, e cila është e mbushur në çdo orë të ditës nga qindra turistë e banorë të qytetit e një nga 4 urët që kapërcejnë Kanalin e Madh të Venecias.

Advertisements