Breaking News

Populli bahrejnas proteston ndaj vendimit për ekzekutimin e dy të rinjve

Banorët e rajoneve të ndryshme të Bahrejnit kanë protestuar duke dënuar vendimin e një gjykate për ekzekutimin e dy të rinjve revolucionarë bahrejnas.

Agjencia e lajmeve Fars bën të ditur se një gjykatë e regjimit Al Khalifa ka dënuar me vdekje Muhamed Ibrahim Tavak dhe Muhamed Rida Abdullah nën akuzën e sajuar të vrasjes së dy policëve, ndërsa për tetë të rinj të tjerë ka vendosur heqjes e nënshtetësisë. Ndërkohë gjykata e apelit e Bahrejnit e shpalli fajtor Shejkh Hasan Isa, një nga dijetarët e njohur të Bahrejnit në lidhje me dosjen e sajuar të vrasjes së dy policëve dhe e dënoi atë me 10 vjet burgim.

 

Advertisements