Breaking News

Dy shpërthime në Izmir të Turqisë

Agjencia Anatoly e Turqisë ka njoftuar për vrasjen e një personi gjatë një shpërthimi në Izmir të Turqisë.

Sipas kësaj agjencie, ky shpërthim ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në një makinë në zonën Buxha të Izmirit ku si pasojë, njëri prej dy pasagjerëve të saj është vrarë dhe tjetri është plagosur. Shkaku i këtij shpërthimi akoma nuk është bërë i qartë. Sipas këtij burimi, vetëm disa minuta pas këtij shpërthimi, ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër me një katinarë mbeturinash.

Advertisements