Breaking News

Chamsky: Votuesit pro Trump shpejtë ose vonë, do të kuptojnë se premtimet e tij janë të pavërteta

Mendimtari dhe filozofi amerikan ka kritikuar politikat e presidentit të Amerikës dhe deklaroi se ata të cilët i kanë dhënë votën atij për shkak të premtimeve që ka dhënë, shpejtë ose vonë do të kuptojnë se premtimet e tij janë të pabaza.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Noam Chamksy, filozofi amerikan, beson se Donald Trump, presidenti i Amerikës së shpejti do të harrojë ata të cilët kanë votuar për atë. Chamsky në një intervistë me “Alternet” ka thënë se klasa e punëtorëve të bardhë dhe shtresa e fshatarëve shpejtë ose vonë do të kuptojnë se premtimet e presidentit nuk kanë bazë. Trump pretendoi se do të ndihmojë punëtorët, mirëpo në realitet ofertat e tij janë të pamëshirshme dhe dëmtojnë ata të cilët e kanë votuar Trump për shkak të premtimeve të tij”.

Advertisements