Breaking News

OKB: Në Jemen janë vrarë 1400 fëmijë

Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB deklaroi se gjatë dy viteve të luftës në Jemen janë vrarë 1400 fëmijë jemenas dhe 19 milionë civilë në Jemen kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare.

Agjencia e lajmeve ISNA raporton se Stefan O’Brien, zv/sekretari i përgjithshëm i OKB, tha se një e treta e banorëve të Jemenit aktualisht rrezikojnë të vdesin nga uria. Nga ana tjetër UNICEF bëri të ditur se rreth 500 mijë fëmijë jemenas rrezikojnë të vdesin nga uria dhe mungesa e ujit të pijshëm.  Qendra për të drejtat dhe zhvillimin e Jemenit bëri të ditur se  forcat agresore saudite kanë vrarë 2646 fëmijë, 1922 gra dhe 7728 burra. Në këtë agresion barbar ndaj vendit më të varfër arab, forcat agresore saudite kanë plagosur 2463 fëmijë, 2074 gra dhe 15916 burra jemenas. Qendra për të drejtat dhe zhvillimin e Jemenit në këtë raport bën të ditur se numri i ndërtesave të shkatërruara nga agresioni saudit në Jemen ka arritur në 403039 shtëpi banimi, 712 xhami, 161 hidrocentrale, 307 ujësjellës, 339 qendra postare, 270 spitale, 785 shkolla, 103 stadiume dhe qendra sportive si dhe 1624 objekte shtetërore të Jemenit.

Advertisements