Breaking News

Trump nuk mbështet veprimet e PD

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë se asnjë prej çështjeve të mprehta të aktualitetit politik në vend nuk duhet të jetë shfajësim për bojkotin e Parlamentit, bllokimin e zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi.

Ambasada amerikane në Tiranë tha se administrata e Trump nuk e mbështet protestën e Partisë Demokratike. SHBA apelon për dialog mes palëve. Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha ka deklaruar se ka marrë mbështetje për kauzën e opozitës, gjatë takimeve me zyrtare të administratës se Presidentit Trump si edhe me senatorë e kongresmenë.  “Qeveria e Shteteve te Bashkuara mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t’i zgjidhur këto”-ka deklaruar një prej zëdhënësve të Ambasadës amerikane në Tiranë.

Advertisements