Breaking News

Presidenti i dorëhequr dhe i arratisur i Jemenit dënohet me ekzekutim me vdekje

Gjykata Penale e Jemenit të shtunën në mbrëmje ka dënuar me ekzekutim me vrasje Abdurabe Mansur Hadi, presidentin e dorëhequr dhe të arratisur të Jemenit dhe gjatë funksionarë të qeverisë së tij.

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se përveç Mansur Hadi, me ekzekutim me vrasje janë dënuar edhe Aud bin Mubarak, Riad Jasin, Abdulvehab Al-Unsi, Sulltan Al-Atvani, Abdulaziz Xhabari dhe Ali Hasan Al-Ahmeri. Mansur Hadi, ish-presidenti i Jemenit dhe ish-funksionarët e lartpërmendur, janë dënuar me ekzekutim me vrasje me akuzë të tradhtisë ndaj vendit dhe inkurajimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.

Advertisements