Breaking News

Në Parlamentin Islamik të Iranit shqyrtohet plani për deklarimin e ushtrisë dhe organizatave inteligjente amerikane si organizata terroriste

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit ka deklaruar se në Parlamentin Islamik të Iranit do të shqyrtohet plani për deklarimin e ushtrisë dhe organizatës inteligjente amerikane CIA, si organizata terroriste.

Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit, në një intervistë me agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve, ka thënë se ushtria amerikane është e pranishme në shumë kriza të rajonit si në Afganistan, Irak, Siri dhe Jemen dhe kjo ushtri ka mbështetur në nivel të gjerë grupet terroriste të cilat po vrasin civilët në vendet e rajonit. Boruxherdi shtoi se ushtria e Amerikës drejton operacionet e organizatës inteligjente amerikane CIA në rajonin e Lindjes së Mesme. Duke marrë parasysh veprimet e padrejta të Amerikës si ato të Kongresit dhe si ato të qeverisë së këtij vendi kundër Republikës Islamike të Iranit, disa deputet të Parlamentit Islamik të Iranit kohë më parë kanë filluar të përgatisin këtë plan. Ky plan do të paraqes veprimet terroriste të ushtrisë dhe të CIA-s së Amerikës.

Advertisements