Breaking News

Erdogan: Turqia mund të organizojë referendum për anëtarësim në BE

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në fjalën që mbajti në një aktivitet në Antalya, në lidhje me BE-në tha se mund të merret si shembull Anglia. “Për negociatat me BE-në mund të ndjekim rrugën e mbajtjes së një referendumi dhe do të respektojmë vendimin që do të japë populli”,- u shpreh Erdogan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Erdogan me këtë rast ka kritikuar autoritetet e Bashkimit Evropian për arsye se kanë lënë Turqinë të presë shumë vite për anëtarësim në BE dhe deklaroi se është e papranueshme kjo gjendje. Në lidhje me protestën e mbajtur nga organizata terroriste separatiste PKK në Zvicër dhe që kishte në shënjestër personalitetin e tij, Erdogan tha: “Ja shikoni se çfarë ndodhi sot në Parlamentin e Zvicrës, organizatat ekstremiste vendosin portretin tim atje, kini kujdes, kjo ndodh në parlament, dhe në këtë pankartë duket një armë që më drejtohet mua. Si mund të ekzistojë një logjikë, një koncept i tillë? Dhe ky vend është Zvicra. Po ka shumë vende të tilla. Tani edhe ne mund të ndjekim rrugën e referendumit të ngjashëm me Brexit për fatin e negociatave (me BE-në). Çfarë vendimi të japë populli ynë, atë vendim do të respektojmë edhe ne”.

Advertisements