Breaking News

Seul: Peniani po përgatitet për testim bërthamor

Koreja e Jugut paralajmëroi se Koreja e Veriut po përgatitet për një test të ri bërthamor pas tensionimit të djeshëm të situatë në Gadishullin Korean.

Seuli zyrtar deklaroi sot se Koreja e Veriut me urdhër të liderit Kim Jong Un brenda pak orëve mund të kryej një testim të fuqishëm bërthamor. Sipas agjencia së lajmeve IRNA, qeveria e Kores së Jugut është e mendimit se Koreja e Veriut ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjes së testimit bërthamor dhe ky veprim do të shkaktojë reagime të ashpra të Bashkësisë Ndërkombëtare. Shumë nga mediat koreane një testim eventual bërthamor nga Peniani do të jetë reagim ndaj manovrave të përbashkëta mes forcave amerikane dhe atyre jugkoreane në afërsi të brigjeve të Kores së Veriut. Gjithashtu kanali televiziv Fox News raportoi se Korea e Veriut së shpejti mund të kryejë edhe disa testime të raketave balistike.

Advertisements