Breaking News

Sela: Propozimet e Gruevskit nënkuptojnë federalizm të Maqedonisë

Shkup, 25 mars – Në debatin në lidhje me atë se kush si e plason dhe e përdorë temën e federalizimit të Maqedonisë, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin e mbrëmshëm në Klik Plus theksoi se nëse LSDM merr mbështetje nga VMRO-DPMNE-ja dhe kështu siguron 100 deputetë, atëherë shqiptarët më nuk kanë çfarë të kërkojnë në zgjedhje dhe në Kuvend.

“Propozimi i Gruevskit që LSDM të bëjë qeveri me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe kështu të kenë 100 deputetë do të nënkuptonte federalizmin e Maqedonisë qysh të nesërmen. Atëherë çfarë do të kërkonin shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe në punën e kuvendit kur gjithmonë do të formohej qeveri nga maqedonasit etnikë”, tha Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Çështja e platformës shqiptare është manipulim sepse është e qartë se asgjë nuk mund të realizohet pa mbështetjen e VMRO-së, konsideron lideri i PRSD-së Tito Petkovski.

“Të gjitha pikat që përmenden publikisht apo fshehurazi mund të realizohen vetëm nëse për ato voton në Kuvend VMRO-DPMNE-ja. Për ridefinimin e shtetit, për ndryshimin e kushtetutës, të flamurit, të gjuhës dhe të himnës… për të gjitha këto nevojitet mbështetje nga 2/3 e deputetëve. Prandaj, platforma është një manipulim, ndezje e pasioneve nacionale me qëllim që të arsyetohet disfata”, u shpreh Tito Petkovski, Lider i PRSD.

Qytetarët më të rëndësishme e kanë punësimin, ndërsa çështjet politike qëmoti nuk janë prioritet në asnjë anketë të realizuar, deklaroi Aleksandar Krzhallovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

“Herën e fundit kur e realizuam anketën në vitin 2015, problemi i korrupsionit ishte në vendin e pestë, ndërsa më pas edhe në vendin e nëntë. Kjo tregon se te ne ndaj korrupsionit ka tolerancë të lartë. Nga ana tjetër, në 15 vitet e fundit, në vend të parë është papunësia”, tha Aleksandër Krzhallovski, QMBN.

Përkatësia ndaj një partie politike nuk paraqet kurrfarë zgjidhjeje për këtë që po na ndodhë, konsideron profesori universitar Dane Taleski.

“Ky është model që njerëzit të vihen në një robëri vullnetare ku ata e humbin integritetin e tyre personal, dinjitetin dhe lirinë e tyre. Besoj se një pjesë e njerëzve që marrin pjesë në protestat e iniciativës “Për një Maqedoni të përbashkët” protestojnë sinqerisht. Por ka edhe të tillë që – të nxitur nga etnonacionalizmi – i urrejnë shqiptarët. Një pjesë tjetër janë të frikësuar. Gjithashtu ka edhe shumë propagandë”, tha Taleski.

Bashkëbiseduesit ishin të një mendimi se çështjet etnike janë mjeti më i shpeshtë që përdoret në çdo krizë sepse me ndjenjat kombëtare është më lehtë të manipulohet

Advertisements