Breaking News

OKB miraton dërgimin e një komiteti hetimor në Mianmar

Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut miratoi dërgimin në Mianmar të një komiteti hetimor për të hetuar në lidhje me akuzat për masakra, përdhunime dhe tortura kundër myslimanëve Ruhingianë në provincën Rakhin të Mianmarit.

Hetin Lin, përfaqësuesi i Mianmarit në OKB e cilësoi të papranueshëm këtë vendim dhe deklaroi se një komision kombëtar i Mianmarit ka shkuar në Bangladesh për të biseduar me viktimat e abuzimeve dhe rezultatet e këtij hetimi do të publikohen në muajin gusht. Megjithë protestat e përfaqësuesit të Mianmarit, Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë që u përkrah nga SHBA dhe BE dhe nga disa vende të tjera sipas të cilës ky Këshill do të dërgojë një komitet hetimor në Mianmar për tu njohur më afër me masakrat, përdhunimet dhe torturat që janë ushtruar ndaj myslimanëve Ruhingian në provincën Rakhin dhe më pas do të paraqesë një raport pranë Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut.

Advertisements