Breaking News

Irani kritikon abuzimin e mekanizmave të OKB për të drejtave të njeriut

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se vazhdimi i misionit të raportueses speciale të OKB për të drejtat e njeriut në Iran me anë të miratimit të rezolutës për të drejtat e njeriut në Gjenevë, është dëshmi e qartë e politizimit dhe e abuzimit të disa vendeve me mekanizmat e OKB për të drejtat e njeriut.

Ditën e premte Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë ku e vazhdoi edhe për një vit misionin e Asma Xhahangiri, raportueses speciale për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran. Kjo rezolutë u miratua me 22 vota pro, 12 kundër dhe 13 abstenime. Z. Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke folur mbi vazhdimin e këtij misioni duke u bazuar në votat e një numri të vogël vendesh shkelëse të të drejtave të njeriut në rajon dhe në botë, shtoi: “Vazhdimi i politikave destruktive konfrontuese dhe të dështuara të shfrytëzimit të të drejtave të njeriut si mjet presioni ndaj vendeve të pavarura padyshim se do të zbeh kredibilitetin e Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut”. “Dëmtimi i imazhit të vendeve të pavarura si Irani dhe mbulimi i shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut si krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe masakrat e tmerrshme që kryen në rajon dhe në botë dëshmon për një qëndrim dyfytyrësh dhe abuzues ndaj çështjes së të drejtave të njeriut”,- deklaroi Z. Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements