Breaking News

Plani i ri i Senatit të Amerikës për ashpërsimin e sanksioneve kundër Iranit

Një grup i senatorëve demokratë amerikanë kanë paraqitur një plan të ri për shtimin e sanksioneve kundër Iranit për shkak të testimit të raketave balistike dhe aktiviteteve të tjera atomike.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se sipas këtij plani i cili u paraqit nga 12 senatorë demokratë dhe republikanë në mesin e tyre edhe disa anëtarë të lartë të komitetit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës, në listën e sanksioneve do të vendoset çdo person aktiv në programin raketor të Iranit dhe të gjithë personat e tjerë të cilët bashkëpunojnë me ata. Sipas këtij plani të ri anti-iranian, qeveria e Amerikës është obliguar të bllokojë të gjitha pasuritë e të gjitha personave ose institucioneve të cilët me aktivitetet e tyre kanë shkelur sanksionet e armëve të vendosura nga OKB kundër Iranit. Pritet që senatorët amerikanë këtë plan ta miratojnë deri para takimit të komitetit për marrëdhënie publike të Amerikës dhe Izraelit (IPAC) i cili do të fillojë punimet ditën e diele.

Advertisements