Breaking News

Shtatë të arrestuar pas sulmit në Londër

Shtatë persona janë arrestuar gjatë operacioneve që policia britanike ndërmori pas sulmit pranë parlamentit britanik i cili shkaktoi 4 të vdekur dhe la të plagosur 29 persona bëri të ditur sot në mëngjes kreu i anti-terrorizmit në Departamentin Policor të Londrës, Mark Rowley.

Mark Rowley tha se qindra efektivë kanë ndërmarrë operacione  kontrolli gjithë natën në 6 zona. Shtatë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Viktimat janë polici që ruante parlamentin Keith Palmer i cili u sulmua me thikë nga agresori, një grua e moshës 40 vjeç një burrë rreth të 50-tat dhe agresori i cili u qëllua nga policia në vendngjarje. Kontrollet janë kryer në Birmingam, Londër dhe vazhdojnë në disa zona.  “Vazhdojmë të besojmë- duke iu referuar dhe hetimeve tona- se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe ishte inspiruar nga terrorizmi ndërkombëtar” tha Rowley në një deklaratë për median të mëngjesit të së enjtes 23 mars 2017. “Nuk kemi informacione të tjera specifike nëse ka kërcënime të tjera në publik. Investigimet vazhdojnë lidhur me motivin, përgatitjet dhe bashkëpunëtorët e tij”. Rowley i ka bërë thirrje medias për të mos publikuar emrin e autorit të sulmit për shkak se hetimet janë në pikë kyçe.

Advertisements