Breaking News

Zarif: Irani është i gatshëm të kthehet në kushtet para marrëveshjes bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se në rast se Amerika do të shkel zotimet e saj deri në atë masë saqë vazhdimi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore të jetë kundër interesave të iranianëve, atëherë Irani është i gatshëm të kthehet në kushtet para marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të hënën në mbrëmje në një prononcim para gazetarëve, tha se ashtu siç ka thënë edhe lideri i Revolucionit Islamik të Iranit, Republika Islamike e Iranit vazhdon t’i qëndrojë besnike zotimeve të saj, mirëpo nëse Amerika do të vazhdojë të shkelë zotimet e saj deri në atë masë saqë vazhdimi i zbatimit të kësaj marrëveshjeje të jetë kundër interesave kombëtare të Iranit, atëherë Teherani është i gatshëm të kthehet në kushtet para nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore. Z. Zarif shtoi: “Në dy muajt e kaluar me përpjekjet dhe aftësitë e shkencëtarëve iranianë të energjisë atomike, Republika Islamike e Iranit arriti të fusë centrifuga më të zhvilluara në fazën përgatitore të cilat në kohën e arritjes së marrëveshjes bërthamore ishin vetëm një ide. Prandaj me punën e ekspertëve iranianë, ne mund të vazhdojnë pasurimin e uraniumit”,- tha ndër të tjera ministri i jashtëm iranian. Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, përkundër qëndrimeve të palëve të tjera të marrëveshjes bërthamore si Anglia, Franca, Rusia, Gjermania dhe Kina, gjithmonë ka theksuar se marrëveshja bërthamore me Iranin është marrëveshja më e keqe që ka parë ai deri më tani.

Advertisements