Breaking News

EBA i dorëzon notë proteste ambasadorit të Zvicrës

Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe në kuadër të mbështetjes së këtij vendi ndaj regjimit Al Khalifa të Bahrejnit, i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Zvicrës për shkak të deklaratës së autoriteteve zvicerane në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB kundër regjimit Al Khalifa.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdurrahim Al-Audi, zv/ministri i punëve të jashtme të EBA, të dielën në takim me Maja Xhoheri Tisafi, ambasadoren e Zvicrës në Abu Dhabi, i ka dorëzuar asaj një notë proteste dhe ka deklaruar siguria dhe stabiliteti i Bahrejnit është siguri dhe stabilitet i Emirateve të Bashkuara Arabe. Zv/ministri i punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe me këtë rast ka kërkuar nga Zvicra që të rishikojë qëndrimet e saj në lidhje me deklaratën e fundit në Këshillin për të Drejtat e Njeriut. Vlen të theksohet se përfaqësuesi i Zvicrës të martën me anë të një deklarate në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB, ka kritikuar ashpër gjendjen e të drejtave të njeriut në Bahrejn. Bahrejni që nga vitit 2011 është shndërruar në një arenë protestash kundër regjimit Al Khalifa. Qytetarët bahrejnas po kërkojnë liri, vendosjen e drejtësisë dhe mënjanimin e diskriminimit në këtë vend, mirëpo këto kërkesa të tyre vazhdimisht shtypën me dhunë nga regjimi Al Khalifa.

Advertisements