Breaking News

Në Iran do të ndërtohet kompleksi më i madh në rajonin e Lindjes së Mesme për prodhimin e energjisë elektrike

Në Iran, Koreja e Jugut në bashkëpunim me Turqinë do të zbatojnë projektin për ndërtimin e kompleksit më të madh për prodhimin e energjisë elektrike në rajonin e Lindjes së Mesme.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Junhab e Koresë së Jugut. Agjencia në fjalë njoftoi për akordin e arritur mes kompanisë jugkoreane të ndërtimit SK dhe kompanisë turke United SA. Sipas këtij akordi këto dy kompani do të zbatojnë projektin për ndërtimin e 5 termocentraleve me gaz për prodhimin e energjisë elektrike në Iran. Vlera e ndërtimit të këtij kompleksi energjetik që do të jetë më i madhi në rajonin e Lindjes së Mesme, është përllogaritur 4.2 miliard dollarë. Kompania jugkoreane SK njoftoi se ka blerë 30% të aksioneve të kompanisë turke e cila do të kontribuojë në ndërtimin e këtij kompleksi energjetik. Agjencia Junhab thotë se që nga koha e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe heqjes së sanksioneve kundër Iranit, shumë kompani janë shprehur të interesuar për të investuar në Iran.

 

Advertisements