Breaking News

Zarif: sanksionet e Amerikës do të kenë rezultat të ndërsjellë

Sanksionet e vendosura prej Amerikës nga aspekti politik dhe ekonomik do të kenë rezultat të ndërsjellë.

Kështu deklaroi sot Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i RII i cili në një intervistë dhënë kanalit Mejadin shtoi: Irani është i mendimit se ajo çka e detyroi Amerikën të ulet në bisedimet bërthamore të Iranit me grupin 5+1 nuk ishte vërtetimi i programit bërthamor por në atë kohë qeveria e Barack Obamës kishte testuar të gjitha opsionet dhe nuk kishte opsion tjetër. Sanksionet e Amerikës jo vetëm që nuk kishin ndikim në ekonominë e Iranit por edhe në aspektin politik nuk kanë pasur asnjë ndikim dhe gjatë periudhës së sanksioneve Irani ka shtuar kapacitetin e tij në programin paqësor bërthamor. Shefi i diplomacisë iraniane duke folur mbi komplotet dhe sabotimet e regjimit sionist dhe të Arabisë Saudite gjatë kohës së negociatave bërthamore deklaroi: Pas përfundimit të negociatave në vitin 2015, këto dy regjime me influencën e tyre në Kongres dhe kanale të tjera në Amerikë janë munduar të sabotojnë zbatimin e marrëveshjes bërthamore por nuk ia kanë arritur këtij qëllimi. Në vazhdim Muhamed Xhavad Zarif, Turqinë e cilësoi një vend të rëndësishëm fqinj të Iranit dhe tha se Turqia është vend me ndikim në rajon dhe ky vend duhet të parandalojë dërgimin e armëve dhe mjeteve financiare për terroristët në Siri dhe kjo mund të jetë roli kryesor i Ankarasë.

Advertisements