Breaking News

Vriten disa ushtarakë emiratas në Jemen

Komanda e ushtrisë së EBA ditën e enjte njoftoi vrasjen e një ushtaraku emiratas gjatë sulmeve të Arabisë Saudite në Jemen.

EBA është vendi i dytë që ka ndjekur Arabinë Saudite në sulmet kundër Jemenit që prej marsit të vitit 2015. Sulmet e Arabisë Saudite dhe të vendeve mbështetëse të saj kundër Jemenit deri tani kanë lënë të vrarë mbi 12 mijë civilë dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi. Nga ana tjetër forcat e ushtrisë dhe ato popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të regjimit Al Saud kanë sulmuar disa bastione të mercenarëve sauditë në provincën Mareb. Gjithashtu ushtria e Jemenit ka sulmuar me topa bazën Nexhran në jug të arabasë Saudite. Arabia Saudite dje ka kryer sulme me avionë luftarakë dhe anije luftarake në provincën Hadida në perëndim të Jemenit.

Advertisements