Breaking News

Politika e ndërhyrjes, agresionit dhe spastrimit etnik faktorë kryesorë të trafikut të qenieve njerëzore

Pushtimi, luftërat, terrorizmit dhe spastrimi etnik janë faktorët kryesorë të shfaqjes së fenomenit të trafikut të qenieve njerëzore.

Kështu deklaroi Golamali Khoshro përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, i cili gjatë takimit të KS të OKB kushtuar trafikut të qenieve njerëzore tha: Trafiku i qenieve njerëzore, kolonizimi dhe shfrytëzimi seksual janë ndër sfidat më të rëndësishme të Bashkësisë Ndërkombëtare. Politikat ndërhyrëse, agresionet, terrorizmi dhe spastrimi etnik kanë zgjeruar valën e emigrantëve dhe aktivitetin e trafikuesve të qenieve njerëzore. Z. Khoshro e cilësoi përgjegjësi dhe detyrë të KS të OKB përballjen me fenomenin e trafikut të qenieve njerëzore dhe tha se nëse ky këshill nuk përballet me rrënjët kryesore që shkaktojnë trafikun e qenieve njerëzore, përballja me këtë fenomen nuk do të japë rezultat. Kriza në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut dhe krijimi i grupeve të jashtëligjshme të armatosura dhe terroriste që kanë çuar në dobësimin e qeverive legjitime, ka krijuar hapësirë për aktivitetet e grupeve terroriste dhe radikaliste si ISIS. Rrugëzgjidhja e këtyre problemeve është respektimi i tërësisë territoriale të vendeve, respektimi i të drejtave të emigrantëve dhe azilkërkuese dhe dhënia fund e dhunës ndaj pakicave fetare, etnike dhe përfundimi i ksenofobisë.

Advertisements