Breaking News

Marincat amerikane pohojnë skandalin amoral në mesin e trupave të kësaj force

Komandanti i forcave detare të Amerikës të martën ka deklaruar se do të zgjidhë çështjen e publikimit të fotografive nudo të femrave pjesëtare të forcave detare të Amerikës në sferën virtuale.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Robert Neler, komandanti i forcave detare të Amerikës pas skandaleve të fundit të femrave pjesëtare të forcave detare të këtij vendi, ka kërkuar tu jepet fund këtyre skandaleve. Disa pjesëtarë dhe disa ish-pjesëtarë të forcave detare të Amerikës së fundi kanë publikuar fotografi nudo të femrave pjesëtare të forcave detare të Amerikës në sferën virtuale. Robert Neler në fjalimin e tij deklaroi se këta pjesëtarë të forcave detare janë përgjegjës për veprimet e tyre dhe shtoi: “Ky skandal moral mund të dëmtojë procesin e pranimit të femrave si pjesëtare të forcave të ushtrisë së Amerikës. Plani për tu përballur me degjenerimin moral të femrave pjesëtare të forcave detare të Amerikës i paraqitur nga Robert Neler është përballur me reagim të ashpër të anëtarëve të komitetit të forcave të armatosura në Senatin e Amerikës. Anëtarët e komisionit të forcave detare në Senatin e Amerikës kanë kërkuar nga komandanti i forcave detare të Amerikës që të marrë masa më serioze në lidhje me këtë çështje dhe kanë deklaruar se ushtria e Amerikës nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të parandaluar sulmet dhe abuzimet seksuale.

Advertisements