Breaking News

Irani dhe Bullgaria theksojnë zgjerimin e bashkëpunimit kulturor mes tyre

Konsulli kulturor i Iranit në Sofje, ka kërkuar organizimin e javës kulturore të Iranit dhe Bullgarisë në dy nga qytetet më të rëndësishme të Bullgarisë.

Muhamed Ali Kiani, konsulli kulturor i Iranit në Bullgari ditën e martë u takua me Ludmilla Dimitrova drejtoreshë e përgjithshme kulturore në ministrinë e jashtme të Bullgari ku theksoi se viti 2017 është përvjetori 120-të i marrëdhënieve mes Irani dhe Bullgarisë dhe 70 vjetori i marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve. Konsulli kulturor i ambasadës iraniane në Bullgari në këtë takim foli mbi të përbashkëtat kulturore mes dy vendeve dhe kërkoi zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore, artistike dhe shkencore mes Irani dhe Bullgarisë. Nga ana e saj Ludmilla Dimitrova në këtë takim kërkoi hartimin e një programi pune në fushën kulturore mes Irani dhe Bullgarisë me qëllim që të prezantohen sa më gjerë kultura dhe civilizimi i të dy vendeve.

Advertisements