Breaking News

Protesta në Britaninë e Madhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve evropianë

Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë organizuar protesta në të cilat kanë kërkuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve evropianë në këtë vend edhe pas zbatimit të Brexitit.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se njëkohësisht me miratimin e planit të qeverisë së Britanisë së Madhe për fillimin e procesit të daljes së këtij vendi nga Bashkimi Evropian, disa qytetarë britanikë janë mbledhur në një tubim protestues përpara Parlamentit në Londër dhe kanë kërkuar garantimin e të drejtave të qytetarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Protestuesit dhe përkrahësit e emigrantëve në këtë tubim protestues kanë hedhur slogane “Jo Brexitit dhe Jo racizmit” dhe kanë kërkuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve emigrantë evropianë me qëndrim në Britaninë e Madhe. Protestuesit me këtë rast kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është bërë shkak për shtimin e prirjeve nacionaliste ekstremiste dhe kundër emigrantëve dhe të huajve. Figurat e dalluara të Partisë Laburiste së bashku me Xheremi Kurbin, liderin e kësaj partie, kanë premtuar se do të mbrojnë interesat e qytetarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE.

Advertisements