Breaking News

Ministri i telekomunikacionit të Iranit viziton Moskën

Ministri i Telekomunikacionit të Iranit ka shkuar për një vizitë në Moskë për të biseduar me kryeministrin, ministrin e energjisë dhe me ministrin e telekomunikacionit dhe të mediave të Rusisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se përgatitja e kushteve për vizitën e z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në Moskë që do të zhvillohet gjatë ditëve të ardhshme, është agjenda më e rëndësishme e vizitës së Mahmud Vaezi, ministrit të Telekomunikacionit të Iranit, në Moskë. Sipas programit të paraparë vizita e z. Hasan Ruhani në Moskë do të zhvillohet në fund të muajit mars. Marrëdhëniet ekonomike të Iranit dhe Rusisë gjatë viteve të fundit janë zgjeruar në masë të madhe dhe në bazë të llogaritjeve në vitin 2016, vlera e shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve ka arritur mbi 5 miliardë dollarë. Mahdi Sanai, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi, në lidhje me këtë çështje ka deklaruar: “Deri më tani janë nënshkruar dokumente të rëndësishme për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes të dy vendeve dhe aktualisht është duke u përshpejtuar procesi i këtyre bashkëpunimeve”.

Advertisements