Breaking News

Bashar Asad: Perëndimi është faktor për rritjen e terrorizmit në rajon

Presidenti i Sirisë ka zhvilluar një takim me Khavier Kuzo, zv/kryetarin e marrëdhënieve me jashtë të Parlamentit të Evropës.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në këtë takim ka theksuar se propaganda e pavërtetë e shumicës së mediave perëndimore gjatë kësaj krize është bërë shkak që funksionarët parlamentarë të Evropës të zhvillojnë vizita në Siri dhe vetë ata të transmetojnë realitetin në këtë vend për opinionin publik. Ai shtoi se politikat e gabuara të qeveritarëve perëndimor ndaj Sirisë dhe ndaj rajonit të Lindjes së Mesme në kuadër të mbështetjes ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit, si dhe vendosja e sanksioneve ekonomike mbi popujt e rajonit, ka shkaktuar rritjen dhe zgjerimin e terrorizmit dhe shtimin e numrit të emigrantëve drejt vendeve evropiane. Anëtarët e delegacionit të Parlamentit të Evropës në këtë takim deklaruan se do të bëjnë përpjekje për përmirësimin e pikëpamjes së gabuar të politikanëve dhe qytetarëve evropianë në lidhje me atë çfarë po ndodhë në Siri. Anëtarët e këtij delegacionit të Parlamentit të Evropës theksuan se realizimi i këtij qëllimi do të ndihmojë në kthimin e qetësisë, sigurisë dhe stabilitetit në Siri. Delegacioni i Parlamentit Evropian gjatë kësaj vizite është takuar edhe me Valid Moalem, ministrin e punëve të jashtme të Sirisë, ku kanë theksuar zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.

Advertisements