Breaking News

Arabia Saudite kërcënon Al-Sisi që të distancohet nga Irani

Një gazetar saudit ka njoftuar se Arabia Saudite i ka dërguar një letër sekrete Egjiptit dhe në të Riadi ka kërcënuar Kajron që nëse nuk do të distancohet nga boshti Iran, Rusi dhe Siri, duhet të pretë pasojat përkatëse.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Saleh Al-Fahid në faqen e tij në Twitter ka shkruar se Arabia Saudite ka dërguar një letër për Abdulfetah Al-Sisi, presidentin e Egjiptit, në të cilën ka deklaruar se nëse qëndrimet e tij do të vazhdojnë të jenë në harmoni me boshtin Rusi-Iran-Siri, ai nuk do të gëzojë mbështetjen e vendeve arabe të Gjirit Persik. Para kësaj disa burime të informuara kanë bërë të ditur se Arabia Saudite po bënë përpjekje të krijojë një politikë për ndërprerjen e mbështetjes së vendeve arabe të Gjirit Persik ndaj Egjiptit. Vlen të theksohet se marrëdhëniet e Kajros dhe Riadit janë ftohur për shkak të mosmarrëveshjeve mes të dy vendeve në lidhje me krizat në Siri, Jemen dhe në lidhje me disa çështje të tjera rajonale. Kriza e Sirisë ka filluar me sulmet e gjera të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e saj.

Advertisements