Breaking News

Hulumtuesit amerikanë: Namazi ndikon pozitivisht në forcimin e shtyllës kurrizore dhe qarkullimit të gjakut

Hulumtuesit amerikan kanë deklaruar se namazi ndikon pozitivisht në forcimin e shtyllës kurrizore dhe qarkullimit të gjakut.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se hulumtuesit e Universitetit Arizona kanë thënë se lëvizjet të cilat i bënë individi gjatë kryerjes së namazit, ushtrojnë ndikim pozitiv për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, forcimin e shtyllës kurrizore dhe mbi të gjitha ligamentet e trupit. Këta hulumtues amerikan gjithashtu kanë thënë se gjendja në ruku’e dhe ngritja e duarve lartë, ndihmon shumë në kurimin e dhimbjeve të shtyllës kurrizore, për arsye këto lëvizje përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë të zhduket presioni mbi sistemin nervor të trupit. Ndikim tjetër i namazit është për arsye të veprimeve që bëhen në mënyrë të përditshme sepse veprime të tilla shton qarkullimin e gjakut në tru dhe si rezultat truri merr më shumë oksigjen dhe në këtë mënyrë individi ka një gjendje më të mirë fizike. Gazeta angleze “Indipendent” së fundi ka publikuar një raport në të cilin ka shkruar se rreth 1.6 miliardë myslimanë në botë për çdo ditë falin pesë herë namazin ditor dhe gjatë namazit ata kryejnë veprime shumë të dobishme për trupin dhe shpirtin e njeriut.

Advertisements