Breaking News

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit viziton vendin ku ndodhej ndërtesa Plasko

4bmtaab5339ad9lrd4_800c450Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe disa anëtarë të kabinetit të tij qeveritar, ka vizituar vendin ku ndodhej ndërtesa Plaska në Teheran.

Rrëzimi i ndërtesës Plasko në Teheran ka marrë jetën e disa qytetarëve dhe zjarrfikësve. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot në mëngjes vizitoi vendin ku ndodhej ndërtesa Plasko dhe pasi shprehu ngushëllimet e tij kërkoi përshpejtimin e punës për nxjerrjen e personave të mbetur në gërmadha. Deri tani janë nxjerrë trupat e 3 zjarrfikësve të mbetur nën gërmadhat e ndërtesës Plasko. Thuhet se nën gërmadha janë bllokuar të paktën 20 zjarrfikës.