Breaking News

Vritet ambasadori rus në Ankara, qëllohet atentatori

4bkc229f0bf7a3jo1s_800c450frfgrgrAgjencia ruse e lajmeve, RIA raporton se ambasadori rus i plagosur në Ankara ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Mediat turke më herët kanë raportuar se ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov është “plagosur rëndë” si pasojë e një sulmi me armë zjarri. Sulmuesi, i cili mendohet se ishte agjent i sigurisë i ambasadës ruse në Ankara kishte veshur kostum ndërsa ka thirrur “Hakmarrje për Alepon” dhe “Allahu Akbar” derisa ka shtënë tetë herë. Sulmuesi i dyshuar gjithashtu raportohet të jetë vrarë. Kanali turk NTV raporton se edhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Advertisements