Breaking News

Thaçi e ‘anulon’ marrëveshjen Shqipëri-Serbi për autostradën

4bk2917d2b8a6049hp_800c450Presidenti i  Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi, deklaroi në intervistë në mediat e Tiranës se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në Beograd, i ka ndjekur dhe sipas tij, kanë qenë parimore.

I pyetur  për nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale nga ana e qeverisë shqiptare dhe asaj serbe për autostradën Durrës Nish pa qeverinë e Kosovës, Thaçi deklaroi se një marrëveshje e tillë nuk ekziston në dijeninë e tij.“ Nuk e kam lexuar ndonjë projekt të tillë për autostradën Nish-Durrës”, tha Thaçi.Sipas tij, në takimin e parë në Bruksel kur ai ishte kryeministër  e ku ishte edhe  Ivica Daçiq, në atë kohë kryeministër i  Serbisë,  me vullnetin e dyanshëm, është nënshkruar projekti  i  autostradës Prishtinë-Durrës. “ Nuk është përmendur asnjë vend tjetër”.“Shqipëria duhet ta përfundojë autostradën nga Miloti në Durrës dhe është më mirë  sesa të mendojë për vendet e tjera”.Ndërkohë, ai tha se  mohimi i kontributit të Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës, është injorancë komplete. Sipas Thaçit, në kuptimin e bashkëpunimit Tiranë-Beograd, nuk kanë çfarë të pajtohen sepse ata të pajtuar kanë qenë.