Breaking News

Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe

4bk89352fad2a7cqe7_800C450Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, hodhi poshtë deklaratat ndërhyrëse të sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe lidhur me 3 ishujt iranianë.

Sipas një njoftimi të zyrës informative të ministrisë së jashtme, Behram Kasemi zëdhënës i kësaj ministrie duke i cilësuar ndërhyrëse deklaratat e Ahmed Abugejt, sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, e këshilloi atë të studiojë historinë dhe gjeografinë e rajonit me qëllim që të kuptojë realitetin në rajonin e Gjirit Persik. Kasemi tha se ishujt Tombi i Madh, Tombi i Vogël dhe Bu Musa janë pjesë e pandarë e territorit iranian dhe shtoi; Përsëritja e qëndrimeve të padrejta nuk ka pasur dhe nuk do të ketë ndikim në ndryshimin e realitetit historik, gjeografik dhe juridik të këtyre ishujve. Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe në një konferencë për shtyp pas takimit me Khaled Bin Ahmed Al Khalifa ministër i jashtëm i Bahrejnit, shprehu mbështetjen për Manamanë në shtypjen e popullit bahrejnas dhe përsëriti pretendimet mbi tre ishujt iranianë.