Breaking News

Një sportiste myslimane amerikane, insiston në mbajtjen e shamisë

4bk8b530642aebbg3a_800C450Një sportiste myslimane në Amerikë ka insistuar në mbajtjen e shamisë gjatë organizimit të lojërave olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit.

Ebtehaxh Muhamed, sportiste amerikane e pranishme në lojërat olimpike ka thënë se shamia është pjesë e identitetit të saj dhe për këtë nuk e heq shaminë gjatë organizimit të lojërave olimpike. Kjo sportiste 30 vjeçare është e para sportiste amerikane e cila paraqitet me veshje islamike në lojërat olimpike. Ajo me këtë veprim shpreson që të hiqet mendimi i gabuar rreth femrave myslimane. Muhamed thekson se veshja islamike i jep asaj mundësinë që të tjerët në vend që të përkushtohen tek pamja fizike, ata të përkushtohen tek talenti i saj. Lojërat olimpike në Brazil organizohet nga data 5 deri më 21 gusht.

Advertisements