Breaking News

Fillon takimi trepalësh i ministrave të mbrojtjes të RII, Rusisë dhe Sirisë

4bk415e7ac1de96pbj_800C450Ka filluar takimi trepalësh i ministrave të mbrojtjes të RII, Rusisë dhe Sirisë me temë ”Lufta kundër terrorizmit”.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ky takim po mbahet në Teheran me ftesë zyrtare të gjeneral kolonel Hosein Dehkan, ministër i mbrojtjes i RII, ku po marrin pjesë Sergei Shojgu, ministër i mbrojtjes i Rusisë dhe Fahd Xhasem al Forajxh, ministër i mbrojtjes i Sirisë. Në këtë takim trepalësh do të diskutohet mbi zhvillimet më të fundit rajonale dhe rrugët dhe strategjitë për forcimin dhe zgjerimin e luftës kundër terrorizmit. Ministri i mbrojtjes i RII para fillimit të këtij takimi trepalësh të ministrave të mbrojtjes të RII, Rusisë dhe Sirisë në një konferencë për media ka thënë: Në takimin trepalësh do të diskutohet mbi gjendjen e fundit në Siri dhe veprimet e ndërmarra për luftë kundër terrorizmit.